Mon, May 20, 2024

EMRAT/ Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase, dyshimet e para

  • PublishedMay 10, 2024

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, nga Ukraina, janë gjetur të vdekur në Tiranë. Viktimat janë të moshës 25 dhe 40 vjeçe.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se ato janë gjetur nga shoqja e dhomës së tyre, në zonën e “Selvisë”.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, bën me dije policia.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


AlbaniaWeb.net