Projekti “Engage” mbledh ekspertët e njohur të biodiversitetit: Bashkim i forcave të Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën e çmuar detare
Në datë 10 Maj, në Tiranë, Partneri Shqiptar në projekt (Albanian Center for Environmental Protection and Sustainable Development – ACEPSD) organizoi bashke me partneret e tjerë të projektit ENGAGE workshop-in ndërkufitar, me qëllimin e grumbullimit të rekomandimeve nga vendim-marrësit dhe aktorët kryesorë në tematikën e mbrojtjes ekologjike të integritetit të Ngushticës Midis Adriatikut dhe Jonit, përsa i përket pjesës së Detit Adriatik, përmes koordinimit sinergjik midis vendeve të kësaj zone dhe në këmbim të praktikave më të mira.
Ky projekt me titull “Enhancing Protection of Nature and Biodiversity of the South Adriatic Ionian Strait in the Programme Area” financohet nga programi i Bashkimit Evropian “Interreg IPA South Adriatic 2021/2027”.
Në mënyrë më specifike, në këtë workshop u prezantuan detajet lidhur me “State of the Art” përsa i përket Ngushticës midis Adriatikut Jugor dhe Jonit, duke përfshirë këtu aspekte të rëndësishme rreth biodiversitetit, habitateve dhe bashkëveprimeve me aktivitetet ekonomike në zonat bregdetare dhe detare.
Në këtë workshop morri pjese edhe Drejtori i Konsorciumit të Torre Guacetos (Itali) dhe zëvendës-Drejtor i rrjetit te zonave te mbrojtura italiane Federparchi, i cili beri ndërhyrje duke paraqitur eksperiencat dhe praktikat me te mira te zhvillimit te qëndrueshëm te territorit te Torre Guacetos e ne veçanti lidhur me peshkimin dhe turizmin. Gjatë takimit theksi i veçante I vendos tek “Bashkimi I forcave të Italisë, Malit te Zi dhe Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën e çmuar detare, si një mision në mbrojtje llojeve të mrekullueshme si delfinët, peshkaqenët dhe breshkat e detit, të kërcënuara nga aktivitetet e njeriut, te cilat janë përherë e më shumë në rritje. Kjo vjen si domosdoshmëri dhe bazohet në vlerat tona ekonomike, sociale dhe kulturore, ku përshihen komunitetet bregdetare, te cilat janë në varësi të detit lidhur me mirëqenien, në dobi te zhvillimit të qëndrueshëm në të tilla zona.

Në ketë kontekst, u krijua mundësia e një vlerësimi të shtuar nga lidhja online e Znj. Serena Triggiani, këshilltare për mjedisin ne Rajonin e Pulias (Itali), e cila kreu të tille ndërhyrje pas marrjes se detyrës pak ditë më parë, e cila ilustroi politikat dhe iniciativat rajonale te rajonit të Pulias, lidhur me administrimin e zonave të mbrojtura. Sipas saj “kjo është një sfide qe shkon përtej politikes konvencionale dhe është një detyrim moral, përveç këndvështrimit si një mundësi unike për të shfaqur impenjimin tone për një të ardhme më të shndritshme, jo vetëm për ne, por edhe për brezat e ardhshëm”.
Nuk mungoi edhe prania e përfaqësuesve te Agjencisë Shtetërore e Programit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës (SASPAC), si pike fokale e Strategjisë EUSAIR për Shqipërinë. Vlen te përmendet edhe prania e figurave te shquara nga komuniteti shkencor lidhur me biodiversitetin ne Mesdhe, si profesoresh Simonetta Fraschetti, nga Universiteti i Napolit (Federico II), me një ekperience mbi 40 vjeçare ne krijimin dhe monitorimin e mjediseve te ndjeshme detare e bregdetare, apo edhe ne planifikimin dhe menaxhimin e integruar te zonave bregdetare e detare.
