Sat, Mar 21, 2026

Detajet/ Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë do nisë me himnin kombëtar! Noizy, Ylli Baka dhe Era Rusi do “ndezin” skenën

Detajet/ Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë do nisë me himnin kombëtar! Noizy, Ylli Baka dhe Era Rusi do “ndezin” skenën
  • PublishedMay 12, 2024

Janë bërë përgatitjet e fundit në sallën ku kryeministri Rama do zhvillojë takimin e tij në Athinë.

Së pari do hapet me himnin kombëtar, ku do të ketë ngjyrime europiane dhe të Greqisë, vendi ku e mirëpret këtë takim. Mijëra shqiptarë pritet të mbërrijnë nga çasti në çast.

Me performancën e Noizyt, Ylli Bakës dhe Era Rusit do fillojë koncerti dhe në vazhdim Rama do u shpallosë bashkatdhetarëve të tij strategjinë dhe vizionin e tij për Shqipërinë e vitit 2030.


AlbaniaWeb.net