Sun, Mar 22, 2026

Graciano-Eglës: Ti ke qenë aksioni, Heidi kamuflazhi! Një dyshe perfekte

Graciano-Eglës: Ti ke qenë aksioni, Heidi kamuflazhi! Një dyshe perfekte
  • PublishedMay 12, 2024

Pak ditë para finales, banorët kanë nisur të diskutojnë në shtëpi lojtarët më të fortë! Këtë gjë ka bërë dhe Graciano pas spektaklit të mbrëmshëm, i cili në një bisedë me Eglën u shpreh se Heidi ka qenë një nga lojtaret më të zgjuara, por ka qenë aktorja e cila e ka drejtuar dhe orientuar drejt kësaj loje.

Pjesë nga debati: 

Graciano: Ti Egla je një pikë kyçe e Heidit në këtë shtëpi. Heidi është një person inteligjent, është e zgjuar dhe përthith shumë energji pa folur fare. Ti ke qenë nga ata njerëz që ja ke dhënë drejtimin. Ajo ka fuqinë e kamuflazhit dhe ju të dyja keni bërë një kopje perfekte. Ti ke qenë aksioni dhe përplasje në kokë e çdo lloj njeriu dhe ajo ka qenë mbrapa teje.

Egla: Në mendjen time Heidi ka gabuar vetëm një gjë, atë natë në suitë.

Graciano: Heidi aty ka zbuluar se kush është në të vërtetë Heidi.