Sat, Mar 21, 2026

Moment që na shpëtoi/ JLO shpërfill gazetaren në Met Gala, ‘lumë’ kritikash

Moment që na shpëtoi/ JLO shpërfill gazetaren në Met Gala, ‘lumë’ kritikash
  • PublishedMay 12, 2024

Jennifer Lopez po kritikohet kudo në rrjet për shkak të sjelljes së saj shpërfillëse ndaj një gazetareje në Met Gala të së hënës, ku ajo shërbeu si një nga bashkëkryesueset e eventit vjetor të modës. Të mërkurën, redaktorja e lartë e lajmeve të “USA Today”, Anika Reed shpërndau një video në TikTok të 54-vjeçares duke i dhënë asaj një përgjigje shumë të prerë ndaj pyetjes së saj “Çfarë ke duke veshur sonte?”

“Schiaparelli”, u përgjigj ajo teksa ecte në shkallët e famshme të Met Gala, ku po i bërtisnin më shumë se 20 gazetarë në të dy anët e tapetit, shkruan DailyMail.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan krijuesen e hitit “Let’s Get Loud” pasi në video u duk qartë se foli me gazetaren sikur të ishte ‘fshatare’.

Kjo është Jenny jonë e përulur nga Blloku”, tha një tjetër, duke u tallur me këngën hit të vitit 2002, në të cilën ajo këndon se si nuk do t’i harrojë kurrë rrënjët e saj, pavarësisht famës dhe pasurisë së saj.