Mon, Mar 23, 2026

VIDEO/ Lazio sheh nga Champions, thyen Empolin në “Olimpico”, Hysaj mund Ismajlin

VIDEO/ Lazio sheh nga Champions, thyen Empolin në “Olimpico”, Hysaj mund Ismajlin
  • PublishedMay 12, 2024

Lazio triumfoi 2-0 ndaj Empolit, duke marrë kështu një  triumf të rëndësishëm sa i takon objektivit Champions. Ekipi i Igor Tudor u vendos në kërkim të golit që në minutat e para, ndaj një kundërshtari që preferoi të qëndronte në pritje.

Takimi u zhbllokua në të 45-tën minutë. Një krosim i Zaccagnit u shfrytëzua në maksimum nga Patric , i cili nga fare pranë ia doli të dërgojë topin në rrjetë.

Lacialët gjetën golin e sigurisë vetëm në minutën e 89-të. Një depërtim fantastik në zemër të zoëns nga Vecino, me uruguajanin që me të djathtën mposhti portierin.

Titullarë në këtë takim ishin edhe dy lojtarët e kombëtares, Hysaj fitoi duelin ndaj Ardjan Ismajlit, ndërsa pati minuta edhe për Stiven Shpendin.

Me këtë rezultat, Lazio e sheh veten në vendin e shtatë me 59 pikë, një pikë më pak se Atalanta e vendit të pestë, pozitë kjo që të siguron një biletë për në Champions. Empoli, në krahun tjetër, endet në vendet e fundit të tabelës, me garën për mbijetesën që mbetet e egër.

 

 

 

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net