Sun, Nov 23, 2025

“Si lindi simpatia për të?”/ Heidi për Romeon: Më tërhoqi që në foto

“Si lindi simpatia për të?”/ Heidi për Romeon: Më tërhoqi që në foto
  • PublishedMay 19, 2024

Në episodin e fundit të “Big Brother Live nga Shtëpia”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

E intervistuara këtë herë ishte Heidi Baci e cila ka rrëfyer më tepër detaje rreth marrëdhënies së saj dhe Romeos. Ajo gjithashtu ka zbuluar si ka lindur simpatia për të dhe tregon se për herë të parë e ka “pikasur” në zyrën e tij, teksa kishte ardhur për të firmosur kontratat dhe gjithçka që i duhej për “Big-un”, teksa qëndronte duke pritur në zyrë kishte parë një fotografi të Romeos dhe Donaldit.

Me thënë të drejtën, unë për herë të parë e kam parë tek studio, që unë pastaj e kuptova që më tha vetë që ishte e Romeos. Sepse unë kur erdha këtu për letrat, firmat për “Big Brother”ishte kjo studio që kishte fotografinë e Romeos, sepse ishin dy njësoj. Ishte Romeo dhe i vëllai. Dhe thashë wow interesante, por ngaqë isha me shumë mendime për tek intervista që çfarë do të them, thashë okay. Unë u futa në zyrë më thanë prit aty dhe isha ulur, kur kthej kokën dhe shoh fotografinë e këtyre dy kinga-ve, dhe thashë wow interesante kushedi kush janë!”