Wed, Nov 26, 2025

Britania trajnime prokurorëve dhe gjyqtarëve për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave të shqiptarëve të krimit

Britania trajnime prokurorëve dhe gjyqtarëve për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave të shqiptarëve të krimit
  • PublishedMay 24, 2024

Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE, Britania e Madhe është rreshtuar si një mbështetëse dhe financuese e rëndësishme e reformës në drejtësi.

Gazetari AlbaniaWeb.net Muhamed Veliu, ka mësuar detaje të tjera të qëllimit të vizitës së shkurtër të Lord Cameron në Tiranë ku ishte planifikuar një takim me kreun e SPAK Altin Dumani dhe krerët e institucioneve të reja të drejtësisë.

Por nuk u realizua pas largimit të rrufeshëm, nga Shqipëria e marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë nga ku kryeministri Rishi Sunak vendosi datën 4 Korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Krahas ndihmës që Britania do të japë në ndërtimin e hekurudhës Prishtinë- Durrës, vizita e Lord Cameron synonte edhe  çuarjen përpara të ndihmës britanike për institucionet e drejtësisë shqiptare.

AlbaniaWeb.net mësoi se bëhet fjalë një programi i ri i financuar nga qeveria britanike.

Do të shërbejë për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në të avancuarin me çështjet që lidhen me hetimin e më pas gjykimin për pastrimin e parave, gjetjen dhe sekuestrimin e pronave të atyre shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Sikurse pala britanike do të ndihmojë Drejtorinë e Policisë Kriminale me bazë logjistike dhe ekspertizë në lutën me krimin e organizuar dhe intensifikimin e hetimeve të atyre që organizojnë nga Shqipëria dërgimin e emigrantëve drejt El-Dorados shqiptare Anglisë.

Në funksion të kësaj pakete ndihme për drejtësinë dhe policinë shqiptare AlbaniaWeb.net mëson se të martën e ardhshme do të mbërrijë në Tiranë Lord Justice Dingemans-Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze për të shpalosur, ndihmën e “Zyrës Britanike të Drejtësisë”.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit Shqipëri Britani e Madhe është edhe SPAK.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, SPAK pritet të marrë nga National Crime Agency  “Agjencia Kombëtare britanike kundra Krimit” listën e të gjithë të hetuarve nga kjo agjenci më pas të dënuar, me synimin e hetimeve në Shqipëri për të evidentuar pasuritë me qëllim konfiskimi me prejardhje kriminale.


AlbaniaWeb.net