Fri, Nov 28, 2025

Moderatori Arjon Muça për Heidin: Bënte si ato dhitë në mal!

Moderatori Arjon Muça për Heidin: Bënte si ato dhitë në mal!
  • PublishedMay 25, 2024

Një prej të ftuarëve në spektaklin e “Cherry on Top” ka qenë dhe moderatori Arjon Muça.

Në vëmendje gjatë spektaklit është sjellë formati i “BBV3”, teksa janë krijuar diskutime dhe debate lidhur me finalistët dhe se cili prej tyre meriton të shpallet fitues i këtij edicioni.

Heidi e di si bënte? Si ato dhitë në mal, që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, këtë bënte Heidi. S’dinte si të dilte nga situata, qeshte apo thoshte nuk e kuptova mirë.”- ishte kjo deklarata e bërë nga moderatori i njohur Arjon Muça për Heidin, një prej finalisteve të këtij edicioni dhe një prej konkurrenteve më të forta dhe të pëlqyera për publikun.

Ndani të njëjtin mendim me Arjonin?