Fri, Nov 28, 2025

Video nga lavanderia, Rita Ora publikon prapaskenat e këngës së re

Video nga lavanderia, Rita Ora publikon prapaskenat e këngës së re
  • PublishedMay 25, 2024

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka bërë të ditur se më 31 maj do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ask And You Shall Receive”. Në një video të publikuar në Instagram, ylli shqiptar tregon plane  nga prapaskenat e videoklipit.

“Duke i besuar procesit, ‘Ask & You Shall Receive’ vjen më 31 maj”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e videos.

Në video Rita shfaqet  me grim me ngjyrat e tokës, flokët e gjatë me kaçurrela teksa fotografohet nga koshi i një lavatriçeje. Ora duket se ka përzgjedhur një lavanderi si shesh-xhirimin e videoklipit të rradhës.