Mon, Nov 24, 2025

Zjarr në një biznes në Kamëz, digjen disa makina

Zjarr në një biznes në Kamëz, digjen disa makina
  • PublishedJune 5, 2024

Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në një biznes për dhënien e automjeteve me qira në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



AlbaniaWeb.net