Mon, Nov 10, 2025

VIDEO/ Italia cinike, mjafton një gol ndaj Bosnje-Hercegovinës në miqësoren e fundit

  • PublishedJune 9, 2024

Italia mundi 1-0 Bosnje Hercegovinën në miqësore.Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Boshnjakët u shfaqën disa herë në portën e Donarummas, duke rrezikuar disa herë kundërshtarin. Për të ardhur te goli, Frattesi shfrytëzoi në maksimum një asist të Chiesas, në të 38-tën. Me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më interesant.

Të besuarit e Spaletitt insistuan për golin e dytë, por nuk ia dolën dot, pasi përballë ishte një prapavijë stabile. Italia do të përballet në ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë, me datën 15 qershor, në Euro 2024.

(Video)

 

AlbaniaWeb.net