Françeska Murati në pritje të ëmbël? Ja fotografia që ngriti dyshimet
![]()
Prej ditësh përflitet se ish-banorja e “BBV3” Françeska Murati është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Kjo pasi pak ditë më parë, ish-banorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe teksa një prej ndjekseve i kishte shkruajtur “Jam në maternitet”, Françeska iu kthye “Shihemi atje vitin tjetër” duke lënë kështu të nënkuptohej se ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti.
![]()
Mirëpo fotografia e cila është postuar së fundmi nga gazetari Andi Vrapi, ka ngritur më shumë dyshimet ku Françeska shihet me duart e saj tek barku.

Mos ndoshta sapo u konfirmua që Françeska është shtatzënë? Megjithatë jemi në pritje të një reagimi prej vetë ish-banores.
Ndoshta ky mund të jetë “prank” prej saj, pasi është tepër herët që të duket barku i saj i rrumbullakosur nëse ajo është shtatzënë…
