PAMJET/ Shqipëria “fitoi” përballë Italisë në…shkallët e stadiumit
Italia mundi Shqipërinë në EURO2024 me rezultatin e ngushtë 2:1. Atmosfera ishte elektrizuese në stadium, tifozët “Kuq e Zi” mbizotëruan në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Që në startin e sfidës, Shqipëri-Itali, u duk se tifozeria “Kuq e Zi” kishte pushtuar mitikun e Dortmundit. Goli i Nedim Bajramit në sekondën e 23 të sfidës ngriti në këmbë stadiumin. Shqiptarët ishin më shumë.
Në këtë mënyrë u konfirmua ajo ç’ka ishte folur në media këto ditë, me stadiumin e “ngjyrosur” të gjithin kuq e zi.
Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë mendohet se kanë qenë në shkallët e stadiumit mbrëmjen e sotme.
Italia fitoi ndeshjen në fushën e blertë, por “humbi” në tribuna.
()