Si ka nisur mes tij dhe Lotinës? Mozzik zbulon disa detaje
![]()
Epo siç duket kjo romancë i paska rrënjët e thella. Bëhet fjalë për çiftin më të ri të showbiz-it, Mozzik-ut dhe Lotinës.
Rap-artisti ka ndarë mbrëmjen e djeshme disa postime në llogarinë personale të Instagram-it, teksa tregon se ka qenë ai që i ka shkruajtur Lotinës që prej vitit 2019.
![]()
Por nuk mbaron këtu… Mozzik ende ka vazhduar t’i shkruaj dhe në vitin 2021 mirëpo s’na ka zbuluar nëse ka marrë një përgjigje prej Lotinës apo jo.
![]()
Epo kot s’thonë, ç’është e shkruar për ty një ditë do të të gjejë!
Dhe s’kishte si ta mbyllte më ëmbël se kaq! Duke ndarë me ndjekësit e tij një foto të Lotinës…
![]()
Rikujtojmë që Mozzik ishte në marrëdhënie me Loredanën, gjatë kohës që ka nisur “ngacmimet” ndaj Lotinës, ku po ashtu në vitin 2018 u bë për herë të parë baba i një vajze, Hanës.
