Fri, Mar 20, 2026

Supersfida me Gjermaninë, Josa paralajmëron Spanjën: Nuk do kenë përballë mbrojtjen e Gjeorgjisë

Supersfida me Gjermaninë, Josa paralajmëron Spanjën: Nuk do kenë përballë mbrojtjen e Gjeorgjisë
  • PublishedJuly 1, 2024

Spanja mundi 4-1 Gjeorgjinë, teksa në çerekfinale do të përballet me Gjermaninë. I mirënjohuri, Mirel Josa në  “Euro 24” në News 24, tha se iberikët janë mjaft të fortë, por “panzerat” janë skuadër që do i vështirësojnë jetën atyre.

“Gjermania më pëlqen për dëshirën që ka. Mos të mendojë Spanja se përballë do ketë mbrojtjen e Gjeorgjisë. “Panzerat” kanë filozofinë e vet të lojës, del me dy mbrojtësit anësor. Gjermania ka ekuilibër në mesin e fushës” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net