“Jo të gjithë e prisnin Holandën deri këtu”, Koeman i lumtur pas kualifikimit: Anglia ka lojtarë të mirë siç kemi edhe ne, dëshiroj finalen

Një “harakiri” i turqëve për 6 minuta, kualifikon Holandën për në gjysmëfinale. Ky është përfundimi më i saktë që mund të dalë, nga analiza e ndeshjes me Holandës e Turqisë, pasi Turqia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, përballë “tulipanëve” në Berlin, por pati një “blackout” ku në 6 minuta e “dorëzoi” ndeshjen dhe Holanda përfitoi mjaftë mirë, duke përmbysur ndeshjen me golat e De Vrij dhe Gakpo Brenda 6 minutave lojë, duke e bërë kështui të pavlerë avantazhin që turqit kishin siguruar për 70 minuta lojë, pas epërsisë në minutën e 35-të, pas golit të mbrojtësit Akaydin.
I lumtur pas sfidës tekniku Ronald Koeman, që e analizoi kështu triumfin e të tijëve: “Jam I lumtur për kualifikimin, kemi festuar gjatë me tifozët tanë pas ndeshjes. Kemi arritur gjysmëfinalen e Evropianit, jo gjithkush e priste. Anglia? Ata kanë lojtarë të mire në skuadër, po ashtu si ne. E vërtetë që ende sjemi përballur me skuadrat e mëdha në këtë kompeticion, por shpresoj që nëse gjërat do të shkojnë mire, do të luajmë edhe dy ndeshje deri në fund”, përfundoi tekniku Koeman duke nënkuptuar objektivin e “tulipanëve” për të mbërritur në finalen e madhe.
