Fri, Nov 21, 2025

Një skuadër malteze ndal Partizanin në “Elbasan Arena”, Murataj nuk mjafton në Conference League

Një skuadër malteze ndal Partizanin në “Elbasan Arena”, Murataj nuk mjafton në Conference League
  • PublishedJuly 11, 2024

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj maltezëve të Marsaxlokk, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.

Të kuqtë “ndezën” festën shumë shpejt, që në minutën e dytë, me anë të Valentino Murataj. Gjithsesi, ekipi i Shehit nuk rezistoi gjatë, pasi goli i barazimit ishte çështje kohe. Yuri barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 15-të, rezultat ky që do mbetej i njëjtë deri në vërshëllimen përfundimtare të arbitrit.

Akti i kthimit do të mbahet me 18 korrik, në orën 19.00, sfidë kjo që mbahet në Centenary Stadiu (Ta’ Qali).

(J.S/)

AlbaniaWeb.net