Mes thashethemeve për divorc,Jennifer Lopez shëtit krah për krah me vajzën e Affleck
![]()
Në mes zhurmës së divorcit, Jennifer Lopez dhe Violet Affleck po kalojnë kohë së bashku.
Këngëtarja dhe aktorja, 54 vjeçe, u panë duke ecur krah për krah me vajzën 18-vjeçare të Ben Affleck, Violet, teksa po dilnin në Southampton, NY, të dielën, më 14 korrik.
Një burim i thotë PEOPLE se Lopez dhe Violet “gëzojnë vërtet shoqërinë e njëra-tjetrës”.
“Ato të dyja duken shumë të lumtura që po kalojnë këtë kohë së bashku dhe thjesht po shijojnë momentin”, thotë burimi.
![]()
![]()
Ndërkohë në të njëjtën ditë në Los Angeles, Ben, 51 vjeç, u fotografua i vetëm duke hipur në motoçikletën e tij në anën e kundërt të bregut.
