Thu, Mar 19, 2026

Mos ndoshta Megan Fox sapo na zbuloi me “stil” se është në pritje të ëmbël?

Mos ndoshta Megan Fox sapo na zbuloi me “stil” se është në pritje të ëmbël?
  • PublishedJuly 26, 2024

Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e rrumbullakosur, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë.

Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun dukshëm të fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël. Titujt e fundit i hutuan edhe më shumë fansat, pasi në një moment shkruhej: “Prezantimi: Baby Violet Leika”.

Përdoruesit e mediave sociale kanë vënë në dyshim nëse Fox është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim. Megjithatë, shumë veta theksuan se Fox bëri disa paraqitje publike këtë verë ku nuk dukej shtatzënë. Presim reagimin e dyshes për të mësuar sesi qëndron e vërteta.