Fri, May 15, 2026

Pragsfida me Atalantën, Courtois: Jemi gati, do jetë ndeshje e vështirë

Pragsfida me Atalantën, Courtois: Jemi gati, do jetë ndeshje e vështirë
  • PublishedAugust 8, 2024

Portieri i Real Madrid, Courtois ka dhënë mendimin e tij për faqen e UEFA-s, në prag të finales së vlefshme për Superkupën e Europës ndaj Atalantës me 14 gusht.

Ata kanë një skuadër të mirë, por ne do të jemi gati për këtë finale. Italianët bëjnë presing në çdo cep të fushës.

Jemi përballur me Atalantën disa vite më parë në Champions, ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar.

Jemi të qartë se nuk do e kemi të lehtë, por ne do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Pasi jemi Reali i Madridit – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net