Fri, Mar 20, 2026

VIDEO/ I saktë para porte, Daku i dhuron një pikë Rubin Kazanit

VIDEO/ I saktë para porte, Daku i dhuron një pikë Rubin Kazanit
  • PublishedAugust 10, 2024

Rubin Kazan barazoi 1-1 me Rostov. Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku realizoi gol në minutën e 62-të, falë ekzekutimit të saktë të një penalltie.

Daku e ka nisur mirë sezonin në Rusi, në katër ndeshje, ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Daku vjen pas një europiani të zhurmshëm, ku u pezullua për shkak të thirrjeve ndaj serbëve dhe maqedonasve. Gjithsesi, trajneri i Rubin Kazan vlerëson në maksimum lojtarin shqiptar dhe e ka në planet e tij për sezonin.

 

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net