Thu, Mar 19, 2026

Prapaskenat në ‘Paris 2024’, familja e basketbollistit amerikan debaton me policinë

Prapaskenat në ‘Paris 2024’, familja e basketbollistit amerikan debaton me policinë
  • PublishedAugust 12, 2024

Kanë kaluar më pak se 24 orë që kur Skuadra e SHBA-së fitoi medaljen e artë duke mundur Francën në ndeshjen finale të Lojërave Olimpike. Ndërsa i gjithë ekipi ishte duke festuar, një pamje shqetësuese e postuar së fundi nga mediat tregon familjen e Stephen Curry të përfshirë në një zënkë me policinë franceze.

Gazeta angleze “Daily Mail” ka zbuluar sesi familja e Curry-y po përjetonte dramë në rrugët e Parisit.

Gruaja e tij, Ayesha, u gjend në një turmë dhe për pak kohë nuk mundën të kalonin kordonin e policisë. Në video shihet ajo, duke u debatuar me policinë në Paris dhe madje pretendon se foshnja e porsalindur e tyre, vetëm tre muajshe, është goditur në kokë.

Nëna e Curry, Sonya, ishte gjithashtu aty, e cila gjithashtu pretendoi se dikush kishte goditur foshnjën Caius Chai, fëmija i katërt i çiftit Curry.