Aludimet për divorcin po shtohen, Jennifer fotografohet pranë banesës së Ben
![]()
Jennifer Lopez vizitoi shtëpinë e Ben Affleck pasi mori djalin e tij, Samuelin, për të kaluar një ditë ndryshe.
Pasditen e së dielës, paparacët e kapën Lopez duke mbërritur e vetme në pronën e Affleck në Kaliforni, ku ajo qëndroi për gati pesë orë.
Këngëtarja kishte veshur një bluzë të bardhë, të cilën e shoqëroi me atlete, një çantë të vogël, një palë vathë dhe syze dielli.
![]()
Ajo mbante flokët e saj ngjyrë karamel të lëshuara dhe kishte një grim minimal.
Shoferja e këngëtares, e cila e kishte lënë atë më herët gjatë ditës, u kthye për ta marrë rreth orës 20:00, por Lopez nuk doli nga shtëpia deri rreth orës 21:45.
![]()
Megjithëse martesa e saj me Affleck përflitet se është drejt divorcit, ata duket se po i vënë fëmijët e tyre në radhë të parë.
Lopez ka binjakët Emme dhe Max, 16 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, ndërsa Affleck ka fëmijët Violet, 18, Seraphina, 15 dhe Samuel, 12, me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.
Rreth mesditës të së dielës, fotografët vunë re Lopez dhe Emme duke mbërritur në shtëpinë e Garner, që ndodhet gjithashtu në Brentwood.
Dyshja hynë brenda dhe rreth 15 minuta më vonë, fituesja e Grammy doli me Samuelin, i cili ishte veshur me një bluze të kaltër, xhinse të zeza dhe atlete.
Lopez dhe Samuel më pas shkuan në një dyqan, gjatë së cilës u panë duke ecur me krahë rreth njëri-tjetrit. Në një moment Samueli ka bërë edhe një foto me fansat.
Spekulimet se Ben dhe Jennifer po shkojnë drejt divorcit filluan në fillim të majit pasi aktori-regjisori, 51 vjeç, nuk e shoqëroi gruan e tij në Met Gala. Më pas ata kaluan pjesën më të madhe të verës të ndarë, duke përfshirë përvjetorin e dytë të martesës së çiftit dhe ditëlindjen e saj.
Sa i përket rezidencës së tyre martesore në Beverly Hills, pasuria është ende në treg, por kjo nuk e ka penguar Affleck-un të blejë një banesë në Pacific Palisades.
