Wed, Dec 31, 2025

Përplasja me jet ski në plazhin e Velipojës, ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës 19-vjeçari italian

Përplasja me jet ski në plazhin e Velipojës, ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës 19-vjeçari italian
  • PublishedAugust 18, 2024

Ngjarja e rëndë në plazhin e Velipojës, ku dy italianë u përplasën pasi po bënin manovra të gabuara me jet ski, i mori jetën njërit prej tyre, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas raportimit të policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të rënda, N. L humbi jetën në Spitalin e Shkodrës.

Policia gjithashtu raporton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.



AlbaniaWeb.net