Përplaset autobusi që transportonte pelegrinë, të paktën 28 të vdekur

Një autobus që transportonte pelegrinët shiitë nga Pakistani në Irak është përplasur në Iranin qendror, me pasojë të paktë 28 të vdekur.
Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi në provincën qendrore të Yazd.
23 persona të tjerë kanë pësuar lëndime, 14 prej tyre të rënda. Në momentin e përplasjes në autobus ndodheshin 51 persona.
Pelegrinët po udhëtonin për në Irak për të përkujtuar Arbainin, i cili shënon ditën e 40-të që nga vdekja e një shenjtori shiit në shekullin e VII.
AlbaniaWeb.net
