Thu, Jan 15, 2026

Ups! Performanca e Lana Del Rey në “Reading Festival” nuk shkoi dhe aq mirë

Ups! Performanca e Lana Del Rey në “Reading Festival” nuk shkoi dhe aq mirë
  • PublishedAugust 25, 2024

Lana del Rey ka performuar në festivalin Reading Festival i cili mbahet në Mbretëri të Bashkuar. Megjithatë, këngëtarja dhe njëherësh kompozitorja e njohur amerikane, u përball me disa probleme teknike gjatë performancës së saj.

Ajo hapi performancën me këngën Norman Fu**ing Rockwell, për të vazhduar me këngët Arcadia, Without You dhe West Coast.

Megjithatë, Lana u përball me vështirësi teknike kur u mbulua nga muzika ‘techno’ e ardhur nga një skenë tjetër. Në një moment, adhuruesit e saj u dëgjuan duke brohoritur “ngriteni zërin”, pasi hasën në vështirësi për ta dëgjuar zërin ‘e qetë’ të këngëtares.

Sidoqoftë, bazuar në videot e shumta të publikuara në YouTube, adhuruesit e saj ishin tejet të emocionuar me performancën e këngëtares të zhanrit melankolik. Derisa Lana Del Rey performonte baladat e bukura sikurse Summertime Sadness, audienca këndonte njëzëri me të.