Thu, Mar 19, 2026

Aventurë e re për Bajramin, gati transferimi për tek gjigantët skocezë

Aventurë e re për Bajramin, gati transferimi për tek gjigantët skocezë
  • PublishedAugust 28, 2024

Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Gllazgou Rejnxhërs. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Sportmandia”, 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rejnxhërs. 25-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.

Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e  Europianëve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë.