Sun, Nov 23, 2025

Si kurrë më parë/ Ish-futbollisti tregon anën e tij romantike

Si kurrë më parë/ Ish-futbollisti tregon anën e tij romantike
  • PublishedSeptember 5, 2024

Ish-futbollisti Ditmar Bicaj, ai rralllë herë ka zbuluar anën e tij romantike, duke treguar se i mban mend shumë mirë përvjetorët e rëndësishëm dhe duke folur më tepër rreth dhuratave apo surprizave që i bën partneres së tij.

Më pëlqen të bëj dhurata, gjithmonë t’i përkushtohem, në ndonjë vend që s’ka qenë ta çoj, t’i bëj ndonjë surprizë. I mbaj mend datat, përvjetorin e martesës, kur jemi njohur… se unë jam njohur me bashkëshorten time më 1 janar.
 
Më 1 janar të 2009-s kam folur për herë të parë, pastaj kemi filluar që jemi njohur e pastaj e kemi bërë zyrtare. Mua kush më njeh nga afër e di shumë mirë që unë jam pak detajist, sidomos te bashkëshortja ime. Më pëlqen shumë të bëj dhurata, futem e shikoj gjëra që ku s’kam qenë përpara ta çoj, t’i blej ndonjë gjë”
, -tha Ditmari.

Megjithatë, ka një dhuratë që ai s’ia ka bërë kurrë partneres.

Parfumet s’ia bëj asnjëherë të them të drejtën”, -theksoi ai.