Sun, May 10, 2026

Kosova “harron” problemet, fitore e thellë ndaj Qipros (VIDEO)

Kosova “harron” problemet, fitore e thellë ndaj Qipros (VIDEO)
  • PublishedSeptember 9, 2024

Kosova harron problemet e fundit dhe fiton 0-4 ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. “Dardanët” zhbllokuan ndeshjen me anë të Muriqit në minutën e 9-të, i cili ekzekutoi si duhet një penallti. Muriqi dyfishoi llogaritë, në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Franco Fodas “tundën rrjetën” edhe dy herë të tjera, me Rrahmanin dhe Dellovën. Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net