Mon, Dec 29, 2025

Pas njoftimit të akuzës nga SPAK, Berisha thërret për herë të parë konferencë për shtyp nga arresti shtëpiak

Pas njoftimit të akuzës nga SPAK, Berisha thërret për herë të parë konferencë për shtyp nga arresti shtëpiak
  • PublishedSeptember 14, 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një konferencë për shtyp nga arresti i shtëpisë, për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme vendosi këtë masë.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike njoftoi mbajtjen e konferencës në orën 13:00, ndërkohë që gazetarët do të jenë të vendosur në një nga sallat e selisë së partisë demokratike.

Deri më tani, lideri i opozitës i është drejtuar opinionit përmes video deklaratave apo nga ballkoni i shtëpisë, por nuk ka mbajtur asnjëherë konferencë për mediat.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i njoftoi Berishës akuzën për korrupsion pasiv lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani” dhe dosja pritet të shkojë tashmë në gjykatë.



AlbaniaWeb.net