Sun, Dec 21, 2025

Reshje të dendura shiu në Zadrimë, përmbytje në disa zona! Bllokohet rruga në Fishtë

Reshje të dendura shiu në Zadrimë, përmbytje në disa zona! Bllokohet rruga në Fishtë
  • PublishedOctober 9, 2024

Reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës në Lezhë, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa zona.

Raportohet se vërshimi i përrenjve malorë ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, duke bllokuar rrugën.

Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, ndërsa në disa banesa ka prezencë të ujit në oborret e shtëpive. Po ashtu nga stuhia dhe vërshimi i ujit është dëmtuar dhe një urë në fshatin Fishte.

Grupet operacionale të emergjencave janë në terren dhe po punojnë për përballimin e situatës, teksa reshjet kanë pushuar pak minuta më parë.



AlbaniaWeb.net