Thu, May 7, 2026

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Netanyahu vijon sulmet barbare në Gaza! Të kemi një qëndrim të përbashkët

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Netanyahu vijon sulmet barbare në Gaza! Të kemi një qëndrim të përbashkët
  • PublishedOctober 10, 2024

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme gjatë fjalës së tij në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Ai theksoi se Netanyahu nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon dhe po vijon sulmet barbare ndaj qytetarëve të pafajshëm të Gazës.

“Ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje”, u shpreh Erdogan, ndërsa shtoi se shtetet duhet të kenë një qëndrim të përbashkët.

“Nuk duhet t’ua lëmë sheshet atyre që ushqejnë interesat e tyre për qëllime personale. Ka një vit nga sulmi i Izraelit në Gaza, në tokat palestineze 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm janë vrarë në sulmet e Izraelit, janë bombarduar xhamia, kisha, shkolla dhe vendet e pazarit, të punës ku ata ushqeheshin qeveria vijon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, e ka çuar politikën e tij sulmuese barbare në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes sonë njerëzore për ata që ndjejnë kanë zemër të jenë kundër terrorizmit, qeveria izraelit dhe Netanyahu ka treguar se nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon dhe e tregoi qartë duke sulmuar edhe Libanin.

Komuniteti ndërkombëtar… po e them nga këtu nga ky vend i shenjtë që ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe të kemi një qëndrim të përbashkët. I lutem Zotit që të gjitha adhurimet në këtë xhami të pranohen nga Zoti, shpresoj që xhamia të jetë e hajrit, të sjellë dobi për myslimanët e Ballkanit, ju përshëndes në ndjenjat e mia më të përzemërta”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan zhvilloi një vizitë në Tiranë këtë të enjte, ndërsa shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine dhe kabineti.

Ai fillimisht u takua me presidentin Bajram Begaj, më pas dhe kryeministrin Edi Rama, ku patën një deklaratë të përbashkët.

Takimi u përmbyll me çeljen e xhamisë së Namazgjasë, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda dhe qindra besimtarë myslimanë.



AlbaniaWeb.net