Thu, May 7, 2026

Konferenca për mediat, Erdogan: Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror

Konferenca për mediat, Erdogan: Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror
  • PublishedOctober 10, 2024

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.

Fjalën e ka nisur i pari presidenti turk:

“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror Shqipërinë. Sic e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam partneritetin tonë strategjik, që ndërtuam në 2021 mbi këtë themel historik. Ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të thelluar bashkëpunimin ne fusha të ndryshme.

Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar.

Ne ramë dakord që të intensifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shëndetësisë, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord”, tha Erdogan.