Thu, May 7, 2026

Shkrimtarja koreane Han Kang fituesja e çmimit Nobel 2024 për letërsinë

Shkrimtarja koreane Han Kang fituesja e çmimit Nobel 2024 për letërsinë
  • PublishedOctober 10, 2024

Çmimi Nobel në letërsi iu akordua shkrimtares Han Kang. Koreania e njohur për veprën e saj “Vegjetariania” të publikuar në 2007 u vlerësua për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore.

Ky ishte i 123-ti çmim Nobel që jepet nga Akademia Suedeze.

Çmimi u dha sot ndërsa fituesit do ti jepet medalja në ceremoninë e 10 dhjetorit. Çmimi jepet për vepër dhe vlera të larta në fushën e letërsisë.

Veprat e saj përfshijnë ‘Vegjetarianin’, ‘Librin e Bardhë’, ‘Veprat Njerëzore’ dhe ‘Mësimet Greke’.

Han, 53 vjeçe, e filloi karrierën e saj me një grup poezish në një revistë të Koresë së Jugut, përpara se të bënte debutimin e saj në prozë në 1995 me një përmbledhje me tregime të shkurtra.

Më vonë ajo filloi të shkruante vepra më të gjata në prozë, veçanërisht “Vegjetariane”, një nga librat e saj të parë që u përkthye në anglisht. Romani, i cili fitoi Çmimin Ndërkombëtar Man Booker në vitin 2016, përshkruan përpjekjen e një gruaje të re për të jetuar një ekzistencë më “si bimore” pas vuajtjes së maktheve makabre për mizorinë njerëzore.

Han është autorja e parë koreano-jugore që fiton çmimin e letërsisë dhe vetëm gruaja e 18-të nga 117 çmimet e dhëna që nga viti 1901.