Sun, Jan 11, 2026

Kvara vlen sa Kombëtarja kuqezi në treg, kuqezinjtë të fortë në mbrojtje. Njihuni me formacionin më të shtrenjtë mes dy skuadrave

Kvara vlen sa Kombëtarja kuqezi në treg, kuqezinjtë të fortë në mbrojtje. Njihuni me formacionin më të shtrenjtë mes dy skuadrave
  • PublishedOctober 14, 2024

Të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë janë sot te ndeshja Gjeorgji – Shqipëri, që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Një transfertë mjaft e vështirë ku kundërshtari ka bërë mirë.

Kombëtarja e Shqipërisë udhëton me një skuadër që vlen 80 milionë euro në treg. Në anën tjetër vlen për t’u theksuar se vetëm lojtari i Gjeorgjisë, Kvaratskhelia, ka të njëjtën vlerë.

Nëse ndërtohen formacioni më i shtrenjtë mes dy skuadrave, Shqipëria ka 5 përfaqësues dhe Gjeorgjia 6. Formacioni më i shtrenjtë kap vlerën e 190.5 milionë euro me lojtarët që mund të luajnë sot.

Kuqezinjtë dominojnë në repartin difensiv, teksa Gjeorgjia në atë ofensiv. Përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë formacion janë Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani dhe Ramadani.

Ss25
Ss25
AlbaniaWeb.net