Sun, Mar 8, 2026

Titullarë të padiskutueshëm për Edlir Tetovën, dy mungesa me peshë tek Egnatia kundër Laçit

Titullarë të padiskutueshëm për Edlir Tetovën, dy mungesa me peshë tek Egnatia kundër Laçit
  • PublishedOctober 27, 2024

Egnatia do të përballet me Laçin në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Një ndeshje kjo që merr jetë më 30 tetor, ora 14:00 në stadiumin e Laçit.

Edlir Tetova nuk është pa shqetësime në këtë sfidë. Kjo pasi do i mungojnë dy lojtarë që konsiderohen titullarë të padiskutueshëm.

Bëhet fjalë për kapitenin Renato Malota si dhe Albano Aleksin. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq ndaj Dinamos.

Në anën tjetër Malota u ndëshkua me karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin e kartonëve. Kështu dhe duhet të shlyejë një ndeshje pezullim.


AlbaniaWeb.net