Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi në Big Brother VIP Kosova
![]()
Televotimi i kësaj jave, i hapur të hënën për banorët e nominuar, është anuluar. Këtë vendim e ka marrë Vëllai i Madh, duke e njoftuar këtë ndryshim edhe për banorët.
“Në bazë të ngjarjeve të fundit në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur të pezullojë televotimin e hapur të kësaj jave. Të gjithë ata që kanë votuar do të rimbursohen. Informacione të mëtejshme do të jepen gjatë transmetimit të sotëm ‘Prime’,” thuhet në njoftimin zyrtar.
![]()
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e anulimit, dhe çfarë surprizash mund të sjellë Prime-i i radhës të premten. Një zarf i zi, që është futur të enjten në shtëpi, mund të ketë një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim. Të nominuarit për këtë javë janë Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.
