Wed, May 14, 2025

Derbi i kryeqytetit, flet trajneri i Tiranës: Jemi përgatitur si duhet, edhe tifozët do na ndihmojnë

  • PublishedNovember 30, 2024

Tirana sfidon Partizanin në derbin e kryeqytetit, që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19.00. Trajneri i bardhebluve, Gugash Magani u shpreh se skuadra është përgatitur për të marrë më të mirën nga ky takim.

“Ka kohë që skuadrat janë në aktivitet. Është mesi i fazës së dytë, skuadrat janë gati për çdo gjë. E veçantë në derbi është se ka rivalitet historik në pjesën sportive, si në fushë dhe tribuna.

Pjesa e asaj  që nuk ka favorit flitet për shkak se janë dy skuadra që dhe në momente të veçanta, kur ka qenë një më lart dhe më poshtë, derbi gjithmonë i luftuar. Për atë që është gati, është tamam gati, do futemi në lojë për të fituar ndeshjen, si të barabartë, për të fituar ndeshjen se tek e fundit çdo ndeshje vlen 3 pikë.

Statistikat janë statistika, mua nuk më tremb asgjë sepse kam gjithë kapacitetin për t’u futur në lojë me motivin dhe mentalitetin fitues, për shkak të eksperiencës që kam, çdo ndeshje nuk i ngjan tjetrës.

Te ne ka rëndësi që skuadra është me këmbë në tokë dhe është gati për çdo sfidë, jo vetëm për Partizanin. Ndeshja me Partizanin duket se presioni është mbi ne sepse janë klasifikim shumë mirë, ndërsa ne jo në pritshmëritë e klubit. Kjo nuk do thotë që presionin ta kthejmë në frikë, do e kthejmë në motivim sepse nuk kemi çfarë të humbasim për të marrë 3 pikët, por jo në aventurë se çdo gjë që kalon në aventurë nuk bën sukses. Jemi në kontroll në të gjitha aspektet, duke vlerësuar çdo situatë, duke qenë të qetë dhe të luajmë thjesht. Nëse bëjmë këto gjëra, mendoj se e fitojmë ndeshjen.

Tifozët e Tiranës janë adrenalina e skuadrës, e keni parë dhe për shkak të organizimit që kanë meritojnë komplimente të mëdha. Është plus për ne rikthimi i tifozëve sepse na japin shumë oksigjen”, u shpreh Magani.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net