Tue, May 13, 2025

VIDEO/ Mirlind Daku është i pandalshëm në Rusi, sulmuesi i Kombëtares i shënon CSKA-së dhe shkon në kuotën e 9 golave këtë sezon

  • PublishedNovember 30, 2024

Mirlind Daku është padyshim një nga lojtarët që po shkëlqen më së shumti këtë sezon në Rusi me Rubin Kazanin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe kundër CSKA-së së Moskës.

Në minutën e 43’ të takimit, pas një asisti të shqiptarit tjetër, Dardan Shabanhaxhaj, Daku doli i vetëm përballë portës dhe me të djathtën ndëshkoi portierin Akinfeev.

KLIKO KËTU PËR GOLIN

Ky është goli numër 9 i Dakut këtë sezon në Premier Ligën Ruse, në 16 ndeshje të luajtura, ndërkohë që gjithashtu ka spikatur dhe me katër asiste të dhënë.



AlbaniaWeb.net