U ndërpre pasi një lojtar i Fiorentinës ra pa ndjenja në fushë, merret vendimi për ndeshjen me Interin
Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të futbollistit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.
Kujtojmë që si gjyqtari Doveri, ashtu edhe lojtarëve te të dy skuadrave u panë në lot, ndërsa Bove u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.
(J.S/)