Tue, Aug 5, 2025

Presidenti i Skënderbeut besimplotë: Me Gjokën arrijmë objektivat, ja deri kur zgjat kontrata

  • PublishedDecember 3, 2024

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të klubit korçar, ku u prezantua trajneri Ernest Gjoka. Takaj u shpreh besimplotë se me Gjokën në krye të pankinës (kontratë për 1 vit e gjysmë), objektivat do të realizohen.

“Ky është vendimi i klubit, që për 1 vit e gjysmë këtë klub ta drejtojë Ernest Gjoka. Besoj e dini dhe vetë se ka përvojë shumë të madhe në Superligë, ka dhe eksperienca jashtë Shqipërisë, besoj me punën, me profesionalizmin, besoj do na ndihmojë dhe neve dhe veten e tij, për të pasur rezultate për pretendimet që ka klubi ynë.

Nuk heq dorë nga pretendimet, nuk kemi ardhur në Superiore vetëm për të marrë pjesë. Që nga fillimi i sezonit kemi pasur pretendimet, kemi skuadrën, njohim cilësitë e Superiores dhe çfarë cilësie kemi vetë, nuk kemi pretendime në ajër, por reale”, u shpreh Takaj.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net