Fri, Nov 21, 2025

Lakers dështon ndaj Miamit, Boston fiton dhe sheh nga kreu, Orlando tregon forcën në NBA

Lakers dështon ndaj Miamit, Boston fiton dhe sheh nga kreu, Orlando tregon forcën në NBA
  • PublishedDecember 5, 2024

NBA prodhoi rezultate mjaft interesante. Lakers pësuan disfatë 134-93, në një sfidë që foli tërësisht për Miamin. 29 pikët e Lebron James shërbyen vetëm për statistikë në aspektin personal, pasi nuk mundi dot i vetëm që të sigurojë suksesin për skuadrën e tij. Në krahun tjetër, spikat Tyler Herro, me 31 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, Boston ia del që të marrë një fitore të rëndësishme, teksa mposhti 130-120 Detroit. Ky rezultat bën që Boston të afrohet me kreun e tabelës dhe të jetë brensa pritshmërive sezonale.

Bie Clippers, pas humbjes 80-108. Në këtë takim shkëlqeu Randle, teksa me 20 pikët e tij, i dha një dorë të madhe skuadrës për të shkuar te triumfi.

Milëaukee del “duarbosh” nga sfida me Atlantën, ndeshje e mbyllur 104-119.

Orlando bën gjithçka mirë ndaj Philadelphias dhe arrin objektivin e fitores, falë rezultatit 102-106. Nuk ndihet shumë mungesa e Paolo Banchero, Franz Wagner  tregoi klasin, duke grumbulluar 35 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Detroit, 130-120

Brooklyn – Indiana, 99-90

Miami – Lakers, 134-93

Philadelphia – Orlando, 102-106

Milwaukee – Atlanta, 104-119

Clippers – Minnesota, 80-108

(J.S/)


AlbaniaWeb.net