Mon, May 12, 2025

Agjentët e BKH-së kryejnë kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

  • PublishedDecember 6, 2024

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë hyrë në shtëpinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të zhvilluar kontrolle në banesën e tij.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet.

Kujtojmë se Erion Veliaj dhe familjarët e tij janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për hetim pasuror. Gjithashtu kryetari i bashkisë së Tiranës po hetohet nga SPAK-u e për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

SPAK-u i ka kërkuar më herët kryetarit të bashkisë së Tiranës t’i vendosë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme çdo veprim bankar e transaksion financiar nga Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, i vëllai, Arbër Veliaj dhe nëna, Shqiponjë Veliaj.

Pjesë nga dokumenti i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedim penal, në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për shtetasit e mëposhtëm: te

Shtetasi Erion Veliaj, i biri i Luan dhe i Shqiponjë, lindur në Tiranë, 17.12.1979.

Shtetasja Ajola Xoxa, e bija Arben dhe Valbona lindur në Tiranë më 16.07.1983.

Shtetasi Arbër Veliaj, i biri i Luan dhe Shqiponjë, lindur në Tiranë, i datëlindjes 25.12.1985.

Shtetasja Shqiponjë Veliaj, e bija e Maliq dhe e Fare, lindur në Vlorë, e datëlindjes 08.01.1949.

Informacioni duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, duke specifikuar numrat e llogarive, datën e çeljes së llogarive apo depozitave, personin dhe dokumentet e përdorura për…

…Nëse rezulton se nga këta shtetas është marr kredi, atëherë të dërgohet një kopje e të gjithë praktikës duke përfshirë dokumentacionin e dorëzuar në momentin e aplikimit për kredi dhe informacion i detajuar mbi shlyerjen e kredisë.

DREJTUESI I PROKURORISË, Altin Durmani

ME URDHËR DHE ME DELEGIM PROKURORI I POSAÇEM, Ols Dado