“Momenti fatal nuk është fokusuar nga kamerat”- Avokati i familjes Cani: Drejtoresha e shkollës s’ka ngushëlluar prindërit e 14-vjeçarit! Nuk ka pasur asnjë lloj mbështetje nga institucionet
Avokati i familjes së Martin Canit, 14- vjeçari i cili u vra disa javë më parë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, tha sot në emisionin “Log” në News 24 se asnjë nga institucionet duke filluar nga shkolla e deri te Prokuroria nuk kanë treguar mbështetje për familjen Cani.
Duke folur përmes një lidhje me Skype, avokati Redi Ramaj, tha për gazetarin Endri Xhafo, se drejtoresha e shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar prindërit e Martinit.
Redi Ramaj: Nuk shoh dezinformim, media ka bërë detyrën e saj. Familja Cani nga dita e ngjarjes e deri më sot që flasim ka pasur burim mediat, pasi institucionet jo vetëm nuk e kanë informuar por nuk kanë marrë as në pyetje babanë e të ndjerit. Familja është në terr duke nisur nga shkoll, drejtoria e deri të prokuroria. Drejtoresha e Shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar familjen Cani. Nga komunikimet e mia me familjen asnjë intitucion shtetëror nuk ka shkuar për ngushëllim te familja. As edhe një lloj mbështetje. Momenti fatal nuk është fokusuar nga kamerat. Institucionet e tjera kanë dështuar. Edhe sot që kam marrë konfirmim të dytë drejtoresha e shkollës nuk ka bërë asnjë ngushëllim për familjen Cani.