Wed, May 7, 2025

Nën akuzë për porosi vrasjesh dhe trafik droge/ Suel Çela ankimon nga arratia masën e sigurisë “arrest në burg”! GJKKO-ja shqyrton sot kërkesën

  • PublishedDecember 6, 2024

Suel Çela, emër i njohur në botën e krimit i cili ndodhet tashmë në arrati, ka ankimuar vendimin ndaj tij për masën e caktuar të sigurisë “arrest në burg”. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Çelës.

Ai kërkon që t’i lehtësohet masa e sigurisë e caktuar ndaj tij.

Çela akuzohet se ka porositur vrasjen e Elton Kilës dhe të Lulzim Mashës.

Suel Çela, alias Marjus Lulaj, akuzohet gjithashtu si kreu i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua për llogari të dosjes “Plumbi i artë”, në maj të vitit 2021.