Sun, Aug 17, 2025

Partia e Lirisë protestë para SPAK-ut, lexohet mesazhi i Ilir Metës: Hetime të turpshme dhe të manipuluara! Po mbrohet korrupsioni!

  • PublishedDecember 6, 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa forca politike po protestonte përpara SPAK-ut, ai ka përcjellë një mesazh, i cili u lexua nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja.

Meta i ka konsideruar hetimet ndaj tij si të turpshme dhe të manipuluara.

Sakaq, kreu i Partisë së Lirisë ka sulmuar dhe një herë Prokurorinë e Posaçme, duke u shprehur se ka si synim goditjen e opozitës, teksa shtoi se favorizohen pushtetarët dhe “mbron korrupsionin e kryeministrit”.

“SPAK dhe Dumani janë garant të korrupsionit të Edi Ramës dhe në marrëveshje të plotë me të godasin me regji dhe mirëkuptim limona të shtrydhur të rilindjes, por pa cenuar kolonën vertebrore të këtij mekanizimi dhe sidomos edhe korruptorin e ndërkombëtarëve.

Ndaj edhe firmosi për rrëmbimin tim nga narkopolicia me nxitim mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë dhe mashtrojnë para gjykatës së arrestimi është bërë sipas ligjit.

Pas 5 vitesh hetime të turpshme dhe të manipuluara të nisura nga vetë Dumani për një cështje para 14 vitesh dhe të hetuar dy herë, Ilir Meta dyshohet se favorizoi një biznesmen përmes ndryshimit të një ligj, amendamentet e të cilës u propozuan nga deputetja e Ramës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.