Sat, May 3, 2025

Tramp përshëndet Botërorin për Klube: Do jetë eveniment fantastik

  • PublishedDecember 6, 2024

Pas zhurmës së madhe, pakënaqësive nga një pjesë e klubeve, mbi të gjitha ato të Evropës, Botërori për Klube, formati i ri i FIFA-s, mori formë të plotë pasi 32 ekipet pjesëmarrëse mësuan rivalët e tyre në fazën e grupeve.

Tetë grupe me nga katër ekipe do të “përplasen” ndërmjet tyre në SHBA nga data 15 qershor 2025 deri në finalen e madhe më 13 korrik. Sigurisht, Botërori për Klube, nuk është Champions League, por as këtu nuk mungojnë përballjet e rëndësishme, madje që në fazën e grupeve. Një nga grupet më interesante është Grupi H ku goglat rezervuan një përballje Man.City-Juventus. Inter i Asllanit u shortua në grupin E së bashku me River Plate, Monterrey dh japonezët e Urawa Red Diamonds. Dy ekipe nga kontinenti i vjetër, Atletico Madrid dhe PSG u vendosën në një grup, në Grupin B. Interesant është edhe grupi C ku gjejmë ekipe si Bayern Munich dhe Benfika.

Nuk ishte prezentët në mbrëmjen gala, por presidenti i ri i SHBA, Donald Tramp përshëndeti këtë evenimentet me anë të një video mesazhi: “Nuk pata mundësi të isha prezent, por do ta ndjek me interes shortin. Është një nder që ky kompeticion do të zhvillohet në vendin tonë. Djali im është një admirues i futbollit, edhe pse nuk luan mirë, por do të jetë i përfshirë. Do të jetë një eveniment fantastik, do të argëtohemi, jeni të gjithë të mirëpritur”, u shpreh Tramp.

I lumtur për këtë format të ri u shfaq edhe Gianni Infantino: “Fillon një erë e re, një muaj komptecion në verë ku marrin pjesë klubet dhe lojtarët më të mirë në botë, kjo është një sfidë që ofron spektakël”, u shpreh Infantino.

()


AlbaniaWeb.net