Zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025/ KQZ-ja publikon ndarjen e mandateve për çdo zonë, Tiranës i shtohet një deputet ndërsa Korçës i hiqet një
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj 2025.
Për Tiranën është shtuar një mandat, duke çuar në numrin e përfaqësuesve në Kuvend në 37 nga 36 që ishte deri tani.
Ndërkohë qarkut të Korçës i është hequr një mandat, duke e çuar numrin e përfaqësuesve në 10 mandate, nga 11 që ishin në zgjedhjet e kaluara.
Zgjedhjet e vitit të ardhshme do të mbahen më 11 maj, datë kjo e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj ditën e djeshme.