Beteja e vështirë me kancerin, ekspertja analizon gjuhën e trupit të Princeshës Kate: Shfaq më shumë emocione, i bën jehonë të ndjerës Diana
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, pasi një viti beteje të vështirë me kancerin, ka nisur detyrat e saj mbretërore, teksa rikuperohet nga sëmundja e rëndë.
Në ceremoninë e këngës së Krishtlindjes, u vu re se Princesha ishte më e buzëqeshur, arrinte të përcillte më shumë emocion. Dukej sikur kishte rrëzuar të gjithë murët e saj.
Ekspertja Judi James, analizoi gjuhën e trupit të Princeshës, duke dalë në përfundimin se Kate po i “bën jehonë” Princeshës Diana.
“Dridhjet, gjuhë trupi e animuar dhe dimensioni emocional tek eventi, Kate i bënte jehonë vjehrrës së saj të ndjerë, Princeshë Dianës”, u shpreh ekspertja.
Ajo shtoi: “Krahasimi i dy grave është deri diku e drejtë për t’u bërë, por është interesante se si sëmundja e Kate duket të ketë hapur disa ‘porta të vogla’ lidhur me shfaqjen e dashurisë së saj ndaj Ëilliam, ashtu sikurse dhe në qasjet e saj publike së fundmi”.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Princesha Kate arrinte të tregonte më empati të fortë, si dhe emocionalisht dukej më e sigurt se më parë.
Familja mbreterore mori pjesë në ceremoninë e kënges së Krishtlindjes. Kate ishte e veshur me një pallto elegant të kuq nga Alexander McQueen, me një fjongo të zezë dhe me çizme me takë nga Ralph Lauren. Prince George dhe Louis kishin veshur kravata festive të kuqe, ndërsa Princeshë Charlotte kishte veshur një pallto të kuqe për t’u përshtatur veshjes së nënës së tyre.